Lajme
Pas tragjedisë në Prilly, ndërtimi i “Malley Phare” nuk do të rifillojë para mesit të gushtit
Rreth dhjetë ditë pas shembjes së skelave në Malley që u kushtoi jetën tre personave, pronari i projektit, SUVA, bëri një bilanc të situatës të mërkurën. Vendi i ndërtimit të kullës së parë rezidenciale prej druri në Zvicrën frëngjishtfolëse, e quajtur “Malley Phare”, nuk do të rifillojë për disa javë.
Vendi i aksidentit të datës 12 korrik aktualisht po këqyret nga ekspertët për të kryer hetimet. Por, kjo nuk është e gjitha. Ata po kryejnë gjithashtu vlerësime sigurie për të përcaktuar se kur dhe si mund të rifillojë kantieri i ndërtimit. Sipas SUVA, çështja në fjalë është nëse skelat e reja mund të instalohen në mënyrë të sigurt për të rifilluar punimet e ndërtimit.
Kjo analizë pritet të zgjasë edhe disa ditë, apo edhe javë. Një rifillim i punës nuk parashikohet të paktën deri në fund të pushimit veror të botës së ndërtimit në mes të gushtit.
Duhet theksuar se për punën në momentin e tragjedisë ishin angazhuar rreth dyzet kompani.
Në çdo rast, shkaqet e shembjes mbeten të pashpjeguara. Një hetim penal është duke u zhvilluar dhe SUVA nuk ka dashur të japë informacione të mëtejshme.
Por ajo tregon se, edhe pse është një nga pronaret e projektit, kontrollet e sigurisë janë kryer rregullisht në kantier, si në çdo kantier.
Skelat janë gjithashtu një nga elementët më të kontrolluar. Shkaqet e zakonshme të rënies së skelave lidhen kryesisht me motin e keq. Ky nuk ishte rasti në Malley. Është gjithashtu e mundur që pikat e ankorimit në fasadë janë hequr për të instaluar izolimin, për shembull.
Disa hipoteza janë aktualisht në tryezë. Po analizohet edhe ashensori i mallrave apo edhe hapësirat e depozitimit të materialit në skela, të quajtura “urat e pranimit”./RTS
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor