Lajme
Ankohet për nxehtësinë në aeroplan: nxirret jashtë shqiptari me të birin
Ai i ka kërkuar me forcë ekuipazhit të hapte dyert e avionit, sepse ishte shumë nxehtë për djalin e tij
Mbrëmjen e së hënës ka ndodhur një incident në bordin e një avioni të Wizz Air në aeroportin Allgau, Memmingen, pak para nisjes për në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmeton albinfo.ch.
Sipas policisë, një shtetas shqiptar 33-vjeçar ka hyrë në debat me ekuipazhin, i cili është shkaktuar nga pritja e gjatë dhe temperaturat e larta në avion. Pasagjeri, baba i një djali katërvjeçar, i ka kërkuar me forcë ekuipazhit të hapte dyert e avionit, sepse ishte shumë nxehtë për djalin e tij.
Kjo kërkesë çoi në një debat të ashpër në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, aq sa u desh në fund edhe prania e policisë kufitare, shkruan allgauerzeitung.de. Si pasojë e incidentit, kompania ajrore vendosi ta nxirrte nga avioni.
Atij iu desh të zbriste nga avioni me djalin e tij.
Ka raportime të përsëritura nga aeroporti Allgäu se pasagjerët nuk lejohen të fluturojnë pasi të kenë pasur mosmarrëveshje me stafin. Megjithatë, në shumicën e rasteve, polemikat lindin për madhësinë e bagazhit të dorës – veçanërisht kur pasagjerët shpërfillin dimensionet e lejuara nga kompania ajrore përkatëse.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut