Bota
Top 10 vendet, ku të huajt janë të kënaqur me raportin punë-jetesë
Ndërkohë, vetëm 35% e emigrantëve në mbarë botën thonë se janë shpërngulur në një vend të huaj për arsye të lidhura me punën
Të huajt që emigrojnë në Danimarkë janë ndër më të lumturit me jetën e tyre të punës, sipas sondazhit të fundit të Expat Insider nga InterNations, komuniteti global online për njerëzit që janë shpërngulur jashtë vendit.
Vendi nordik renditet i pari nga vendet ku njerëzit janë më të kënaqur me punën e tyre, mundësitë e karrierës dhe ekuilibrin punë-jetë, ndër aspekte të tjera.
Kjo bazohet në përgjigjet e anketës me më shumë se 12,500 njerëz, që jetojnë në vende të huaja dhe reflekton ndjenjat e tyre në katër kategori të gjera, që mbulojnë tema të punës, duke përfshirë perspektivat e tyre të karrierës, pagat dhe sigurinë e punës, kulturën dhe kënaqësinë e punës, si dhe punën dhe kohën e lirë, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Danimarka ka pikët më të larta për dy grupime: kulturën e punës dhe kënaqësinë, si dhe punën dhe kohën e lirë.
Rreth 84% e të huajve në Danimarkë janë të kënaqur me ekuilibrin punë-jetesë, krahasuar me një mesatare globale prej 60%; një pjesë e ngjashme janë të kënaqur me orët punës dhe, mesatarisht, punojnë 39.2 orë në javë, krahasuar me mesataren botërore 42.5 orë.
Dhjetë vendet kryesore, ku emigrantët janë më të lumtur me punën:
Danimarka
Arabia Saudite
Belgjika
Holanda
Luksemburgu
Emiratet e Bashkuara Arabe
Australia
Meksika
Indonezia
Austria
Në vendin e dytë është Arabia Saudite, ku shumica, 75%, thonë se lëvizja atje ka përmirësuar perspektivat e tyre për karrierë, kundrejt 56% në nivel global. 63% e të huajve zhvendosen në Arabinë Saudite për punë, ku thonë se janë të kënaqur me gjendjen e ekonomisë lokale.
Ndërkohë, vetëm 35% e emigrantëve në mbarë botën, thonë se janë shpërngulur në një vend të huaj për arsye të lidhura me punën.
Dobësitë më të mëdha të punës në Arabinë Saudite mund të jenë orët e gjata – emigrantët që punojnë atje raportojnë se punojnë 47.8 orë në javë.
Në tri vendet e para renditet Belgjika, ku emigrantët janë shumë të kënaqur me sigurinë e punës, tregun lokal të punës dhe mundësitë për karrierë.
Të huajt në Belgjikë thonë se gëzojnë fleksibilitet në vendin e punës, veçanërisht në mesin e 68%, që thonë se mund të punojnë në distancë, dhe javën e punës me kohë të plotë më të shkurtër se mesatarja prej 40.8 orësh.
Panamaja u njoh si vendi më i mirë për emigrantët në përgjithësi, sipas sondazhit të InterNations.
Renditja e përgjithshme llogarit jetën dhe faktorët financiarë, ku të huajt thonë se janë të kënaqur me cilësinë e jetës, lehtësinë e shpërnguljes atje, financat personale dhe një indeks thelbësor për emigrantët, i cili mbulon strehimin, administratën, gjuhën dhe jetën dixhitale.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun