Bota
Trump vs Biden, kush favorizohej në sondazhe
Një sondazh kombëtar i NBC News, i kryer gjithashtu përpara atentatit, tregoi se si Biden, ashtu edhe Harris pasojnë Trump-in me dy pikë
Shumë sondazhe në javët e fundit treguan se Kamala Harris performoi pak më mirë se Presidenti Joe Biden në një garë hipotetike mes zëvendëspresidentes dhe Donald Trump.
Një sondazh i Wall Street Journal zbuloi se 35% e votuesve e shihnin në mënyrë të favorshme Harrisin në këtë garë dhe 58% e shihnin atë në mënyrë të pafavorshme, shifra të ngjashme me Biden.
Një sondazh i CBS-YouGov tregoi se Trump mund Harris me tri pikë diferencë dhe Biden me pesë pikë. Një sondazh i Reuters-Ipsos javën e kaluar tregoi se Harris dhe Trump ishin kokë më kokë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Sondazhi i New York Times/Siena, i kryer përpara tentativës së fundit për vrasjen e Trumpit, tregoi se Harris ishte më mirë se Biden kundër Trump në dy shtete kritike për demokratët. Në Pensilvani, Harris pasoi Trump me një pikë dhe në Virxhinia, Harris qëndroi pesë pikë mbi Trump.
Një sondazh kombëtar i NBC News, i kryer gjithashtu përpara atentatit, tregoi se si Biden, ashtu edhe Harris pasojnë Trump-in me dy pikë.
Nga ana tjetër, kompanitë e basteve shohin ende një shans të lartë për një fitore të Trump-it.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun