Bota
Shtatori me diell, ku të shkoni për pushime
Shtatori premton diell, por fatmirësisht temperatura jo shumë të larta, si dhe disponueshmëri të hoteleve apo shtëpive me qira
Transilvani, Rumani
Transfagarasan është përshkruar si “rruga më e bukur në botë”. Kjo rrugë e gjatë 90 km me kthesash dhe kalime në lartësi, u ndërtua gjatë katër vjetëve, me urdhër të ish-sundimtarit diktatorial Nicolae Çaushesku, si një rrugë ushtarake malore midis rajoneve rumune të Transilvanisë dhe Vllahisë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Përgjatë rrugës shihen ujëvara dhe liqeni Balea, duke vazhduar në rrënojat në majë të shkëmbit të Kalasë Poenari, e Vlad Țepeș (i cili ka qenë frymëzimi për personazhin Drakula, e Stokerit) dhe duke zbritur për të vizituar varret mbretërore në Manastirin Curtea de Argeş të shekullit të 16-të.
Istria, Kroaci
Plot me shparguj, ullinj dhe midhje, nuk ka shumë destinacione më të shijshme se Istria, gadishulli trekëndor, që shtrihet në Adriatik deri në Kroacinë veriperëndimore të largët. Dhe koha më e mirë për ta vizituar është shtatori, kur korret rrushi dhe piqet tartufi në pyll.
Mund të vizitoni portin e mrekullueshëm venecian të Rovinj dhe të admironi amfiteatrin romak mbresëlënës të Pulës.
Por, për ushqimet vërtet të shijshme, eksploroni vendet e tartufit majë kodrash të Motovunit mesjetar, Buzet dhe Hum në veri, dhe rajonet e verës rreth Bujës dhe Momjanit në veriperëndim, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
La Palma, Spanjë
La Palma është me sa duket ishulli më i pjerrët në botë. Arkipelagu vullkanik – me rreth 1000 km rrugë për këmbësorë, ka një sërë opsionesh të ndryshme.
Shtatori premton diell, por fatmirësisht temperatura jo shumë të larta, si dhe disponueshmëri të hoteleve apo shtëpive me qira.
Në jug, shtigjet kalojnë në rrjedhat e llavës së zezë drejt farit në Fuencaliente. Rrugët e kryeqytetit Santa Cruz de La Palma janë gjithashtu të përshtatshme për shëtitje, të mbushura me kisha tërheqëse të Rilindjes, farmaci të cilësisë së mirë dhe ndërtesa të shekullit të 18-të.
Bolonja, Itali
Pseudonimi i Bolonjës, La Grassa (“e shëndosha”), të jep një ide se çfarë të presësh; shtëpia e ragù-së (bolognese), në qytet jeta duket se sillet rreth ushqimit.
Në shtator – kur moti është ende mjaft i ngrohtë për të ngrënë në natyrë – nënkupton fillimin e prodhimeve të vjeshtës: kërpudha, kunguj dhe gështenja.
Këto shije bashkohen me përbërës të tjerë të shijshëm, që zbukurojnë menytë e restoranteve të lavdëruara të qytetit dhe restoranteve të vogla familjare (trattoria), si dhe te tezgat e tregut dhe ushqimet e Quadrilatero (distrikti historik i ushqimit i Bolonjës).
Një tjetër pseudonim i Bolonjës është La Dotta (“e ditura”), një shenjë për atë, që supozohet se është universiteti më i vjetër në Evropë. Falë numrit të madh të studentëve, qyteti është gjithashtu i mbushur me bare plot gjallëri.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun