Lajme
Kosovë, pritet marrëveshje për punësim sezonal në BE
Ministri i Punës, Arban Abrashi tha se në pranverë do të nënshkruhet marrëveshje për punësim sezonal të kosovarëve në shtetet e Bashkimit Evropian

Qeveria e Kosovës së shpejti pritet të nënshkruaj marrëveshje për punësim sezonal me disa shtete të Bashkimit Evropian, deklaroi ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi që njëherit është edhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovë. Kjo marrëveshje, sipas tij, pritet të nënshkruhet gjatë pranverës së këtij viti.
Ai nuk kanë bërë të ditur se cilat shtete konkretisht janë të gatshme të angazhojnë qytetarët e Kosovës në punësim sezonal, por shtojnë se për këtë proces tashmë negociatat kanë filluar. Abrashi shton se i tërë procesi do të mbikëqyret si në kushtet e punës, ato shëndetësore, si dhe të kthimit.
“Nuk i kisha përmend shtetet për hir të korrektësisë, por janë pesë-gjashtë shtete, për tre a katër ka indikacione pozitive. Jemi në negociata, ka indikacione të mira prej disa shteteve të Evropës, jo vetëm Finlandës po prej disa shteteve të Evropës. Realisht në pranverë të konkludojmë marrëveshjen ose të arrijmë pëlqim prej disa shteteve të BE-së”, deklaroi ai për RTK.
BE-ja, sipas tij, do të pranojnë punëtorë të kualifikuar për sektorët që ata kanë nevojë, dhe të fillojmë negociatat se si të realizohet kjo.
Abrashi thotë se ikja e njerëzve i lë një hije të keqe këtij procesi, por që sipas tij, nuk do ta rrezikojë dhe se do të funksionojë. E sa i përket numrit të atyre që do të punësohen për një sezon, për fillim nuk do të jetë i madh, por që si fillim duhet të jetë model i mirë.
Përveç sektorit të ndërtimit e shërbimit të IT-ve do të jenë edhe disa sektorë të tjerë, deklaroi ai.
“Tek përkujdesja sociale janë 40-50 në secilin shtet kurse në fushat tjera sektorë tjetër të hotelerisë shkojnë numra më të mëdhenj, derisa në bujqësi shkojnë numra edhe më të mëdhenj të cilët në disa shtet të BE-së ka nevojë për punëtorë të kualifikuar”, deklaroi mes tjerash Abrashi.
E-Diaspora
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani Këshilli i arsimtarëve shqiptarë, 5 dekada në shërbim të gjuhës shqipe...
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
-
Shkel linjën e sigurisë dhe nget makinën me patentë kosovare: Gjobitet kosovarja
-
Itali: Studentët nga universiteti “La Sapienza” bëjnë homazhe për shqiptaren e vrarë
Jeta në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës Zvicranët më të interesuarit për të blerë ari ...
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane
-
Ky aeroport në Zvicër rrezikon mbylljen për shkak të shkurtimeve në kontrollin e trafikut ajror