Të tjera
Shtetet me më së shumti pjesëmarrës në Olimpiadën ‘Parisi 2024’
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë 592 pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Paris 2024, ndjekur nga Franca e Australia. 32 rusë e bjellorusë do të garojnë pa flamujt e vendeve të tyre, ndërkohë që e pranishme është edhe skuadra olimpike e refugjatëve.
Ja shifrat e pjesëmarrësve në Lojëra:
10,714 sportistë nga 206 vende do të marrin pjesë në ngjarjen më të madhe sportive, Lojërat Olimpike Verore, të cilat nisin më 26 korrik në Paris. Për shkak të agresionit rus në Ukrainë, në Lojërat Olimpike nuk do të ketë atletë që konkurrojnë me flamurin e Rusisë dhe të Bjellorusisë. Atletë rusë dhe bjellorusë do të mund të konkurrojnë si atletë individualë të pavarur, për sa kohë që nuk përkrahin aktivisht luftën, pasi të jenë miratuar nga federatat ndërkombëtare të sporteve të tyre e më pas nga paneli i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Vendi me numrin më të madh të sportistëve pjesëmarrës është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 592, ndjekur nga Franca me 573 dhe Australia me 460. Pas tyre vijnë Gjermania dhe Italia me 428 e 403 përkatësisht, duke plotësuar pesëshen e parë.
Vendi me popullsinë më të madhe në botë, India, do të ketë vetëm 117 atletë, në vendin e 25-të për numrin e pjesëmarrësve, ndërsa Kina, që është edhe ndër kandidatët kryesorë për të fituar garën e medaljeve të arta, është e shtata për numrin e pjesëmarrësve, me 388.
17 bjellorusë dhe 15 rusë do të konkurrojnë pa flamurin e vendeve të tyre, ndërsa skuadra olimpike e refugjatëve do të ketë 37 anëtarë, 14 prej të cilëve nga Irani. Belize, Lihtenshtejn, Nauru dhe Somalia do të kenë vetëm nga një përfaqësues.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër