Bota
Rruga më e shtrenjtë në Evropë
Autostrada A14 ose Autostrada Adriatica (Autostrada e Adriatikut) është rruga e dytë më e gjatë në Itali, me gjatësi rreth 750 km
Për drejtuesit e automjeteve, që duan të udhëtojnë në Itali me makinë këtë verë, duke bërë udhëtimin nga Milano në Bari, mënyra më e shpejtë për të shkuar në destinacion është të marrin rrugën A1 dhe A14.
Megjithatë, bashkë me pamje shumë të bukura gjatë rrugës, rruga gjithashtu do t’u kushtojë udhëtarëve më shumë se 65 euro vetëm për një drejtim.
Sipas studimit të ri nga Northgate Vehicle Hire, autostrada A14, nuk është vetëm rruga më e shtrenjtë me pagesë për makinat standarde në Itali, por në të gjithë Evropën, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
“Analiza jonë zbuloi se në Itali ndodhet rruga më të shtrenjtë me pagesë, ku drejtuesit e automjeteve udhëtojnë nga Milano në Bari (përgjatë A1 ose A14) dhe duhet të paguajnë rreth 67 euro në një drejtim, që do të thotë se një udhëtim kthimi do t’i kushtojë pushuesve mbi 130 euro”, thuhej në raport.
Autostrada A1 ose Autostrada del Sole (Autostrada e Diellit) është më e gjata, 760 km dhe lidh disa nga qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Milanon, Bolonjën, Firencen, Romën dhe Napolin.
Autostrada A14 ose Autostrada Adriatica (Autostrada e Adriatikut) është rruga e dytë më e gjatë në Itali, me gjatësi rreth 750 km.
Sipas të dhënave të Google Maps, për të udhëtuar nga Milano në Bari, derjtuesve të automjeteve u duhen nga 9 – 15 orë, në varësi të faktorëve të shumtë duke përfshirë motin, trafikun dhe shpejtësinë.
Megjithatë, rruga me pagesë, nuk është e vetmja rrugë e shtrenjtë në Evropë.
Studimi i Northgate Vehicle Hire theksoi gjithashtu koston e udhëtimit në rrugën franceze, nga Parisi në Marsejë, e cila udhëton përgjatë autostradave A6/A7.
Raporti thoshte: “Rruga franceze nga Parisi në Marsejë (përgjatë A6 / A7) ishte rruga e dytë më e shtrenjtë, tuar 66 euro për udhëtim dhe rruga nga Strasburgu në Montpellier, gjithashtu në Francë, doli e treta, rreth 64 euro.”
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun