Lajme

Biden do të mbajë postin e presidentit, përkundër thirrjeve për dorëheqje

Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj thirrjeve të republikanëve që u bënë të dielën, duke kërkuar që Joe Biden të dorëhiqet edhe nga posti i presidentit.

Ky institucion ka thënë se Bideni do ta përfundojë mandatin e tij presidencial.

“Presidenti Biden trashëgoi një ekonomi në rënie të lirë, një shkallë të lartë të krimit të dhunshëm dhe aleanca të shkatërruara nga paraardhësi i tij. Ai e ktheu atë për t’i dhënë një rritje më të fuqishme ekonomike në botë dhe shkallën më të ulët të krimit të dhunshëm në gati 50 vjet, duke e bërë NATO-n më të madhe se kurrë. Ai mezi pret të përfundojë mandatin e tij dhe të japë rezultate më historike për popullin amerikan”, ka deklaruar për CNN zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates.