Bota

Ku ka më shumë milionerë në botë

SHBA, sërish zë vendin e parë në botë me gati 5.5 milionë milionerë

Rritjen më të madhe të numrit të milionerëve në botë në dhjetë vjetët e fundit e ka shënuar Vietnami, nga vendet evropiane Malta dhe Monako hynë në dhjetëshen e parë.

Rënia më e madhe, sa i përket numrit të milionerëve, ka shënuar Nigeria me 48 %, e ndjekur nga Brazili dhe Rusia me përkatësisht 28 dhe 26 %.

SHBA, pavarësisht se ishte në vendin e nëntë me një rritje prej 62 %, sërish zë vendin e parë në botë me gati 5.5 milionë milionerë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Vietnami, ekonomia e të cilit është në rritje si në Kinë dhe Indi, me një rritje prej 98%, sot ka 19.400 milionerë, sipas Visual Capitalist, i cili saktëson se raporti ndjek individët që kanë pasuri likuide të investueshme prej një milion dollarësh ose më shumë. Shifrat, shtojnë ata, janë të rrumbullakosura në njëqind dhe përfaqësojnë banorët e çdo vendi deri në dhjetor 2023.

India dhe Kina kanë fituar qindra mijëra milionerë të rinj në dhjetë vitet e fundit, duke konsoliduar pozitat e tyre si lojtarët kryesorë në pasurinë globale.

Kina, ku numri i milionerëve u rrit me 92%, sot ka më shumë se 860.000 dhe India, me një rritje prej 85%, ka 326,000 milionerë. Mauritius, i cili është në vendin e tretë në listën e vendeve me rritjen më të madhe të numrit të milionerëve, pas Indisë dhe Vietnamit, sot ka 5100, me një rritje prej 87 %.