Lajme
Shtetasi i Serbisë plagos një kosovar dhe një australian
Niedergösgen (SO). Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur. Një shtetas i Serbisë është kapur nga policia
Në Niedergösgen, Kantoni i Soloturnit, dy persoa janë plagosur gjatë një grindjeje të dielën mbrëma – njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Autori i dyshuar është kapur nga Policia Kantonale e Solothurnit, transmeton albinfo.ch. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
Rreth orës 00:30, policia kantonale e Solothurnit ka marrë një raport për një përleshje fizike mes disa personave në Jurastrasse në Niedergösgen. Forcat e policisë dhe shërbimi i shpëtimit kanë mbërritur menjëherë, shkruan policia e kantonit Solothurn, në një njoftim të saj, shkruan polizeinews.ch.
Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Të dy janë dërguar në spital, pas trajtimit fillestar. Autori i dyshuar, një shtetas 35-vjeçar i Serbisë, është kapur nga policia.
Policia dhe prokuroria publike kanë nisur hetimet dhe janë në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me rastin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor