Lajme
Çfarë parashihet të ndodhë nëse Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale?
Donatorë të mëdhenj demokratë raportohet se janë në dilemë nëse do të vazhdojnë financimin e fushatës së presidentit Joe Biden dhe numri i demokratëve që bëjnë thirrje që ai të largohet nga gara zgjedhore po rritet.
Raportohet se presidenti aktual, Biden, po i afrohet marrjes së vendimit për t’u tërhequr, shkruan “Zëri i Amerikës”.
Dje, ekipi i fushatës së Bidenit ka deklaruar se Biden do të qëndrojë në garë, megjithatë nëse ai tërhiqet, demokratët duhet të vendosin shpejt se kush dhe si do ta zëvendësojë.
Një skenar do të ishte që Bideni të mbështesë një kandidat alternativ dhe t’u kërkonte delegatëve ta votojnë në Konventën Kombëtare Demokratike në fund të gushtit në Çikago.
Delegatët e kuvendit votojnë për kandidatin që fiton zgjedhjet primare dhe pothuajse të gjithë 3.896 delegatët votuan për Bidenin. Rregullat e Komitetit Kombëtar Demokratik lejojnë që vota të ndryshohet – duke përmendur “ndërgjegjen” si arsye për ndryshimin e vendimit të një delegati, përcjell albinfo.ch.
Zëvendëspresidentja aktuale, Kamala Harris, është zgjedhja logjike për t’i marrë votat e delegatëve dhe ajo është e para në radhë për ta pasuar presidentin aktual.
Kjo zgjedhje do të kishte kuptim edhe financiarisht, sepse rregullat thonë se Harrisi mund të shpenzojë para nga fushata e destinuar për Bidenin dhe fondet arrijnë në rreth 91 milionë dollarë, sipas raportit të fundit në qershor.
Sipas një sondazhi nga AP dhe Qendra e Kërkimit të Opinionit Publik NORC, rreth 85 për qind e demokratëve mendojnë se Harrisi do të ishte e duhur për postin. 30 për qind e popullsisë së përgjithshme mendojnë po njësoj. Rreth 47 për qind e të rriturve kanë mendim të mirë për zëvendëspresidenten aktuale, dhe 74 për qind e tyre janë demokratë.
Por demokratët do të donin gjithashtu të shmangnin përshtypjen se po veprojnë në mënyrë jodemokratike duke kurorëzuar automatikisht Harrisin si pasuese të Bidenit, dhe në vend të kësaj mund të mbajnë konventë të hapur.
Konventa e hapur
Partia mund të mbajë konventë të hapur dhe të zgjedhë një nga kandidatët – duke përfshirë guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, guvernatorin e Pensilvanisë, Josh Shapiro ose guvernatoren e Miçiganit, Gretchen Whitmer.
Konventa e hapur do të ishte proces i turbullt dhe përçarës që disa demokratë do të donin ta shmangnin dy muaj para zgjedhjeve. Emërimi i dikujt tjetër në vend të Kamala Harrisit do të zemëronte gratë me ngjyrë – të cilat janë një nga shtyllat kryesore të mbështetjes për demokratët.
Në thelb, nëse Bideni do të tërhiqej, demokratët do të duhet të vendosin shpejt për zëvendësuesin që mund të fitojë zgjedhjet.
Demokratët gjithashtu duhet të vendosin se kush do të jetë kandidati për zëvendëspresident – gjë që mund të shkaktojë përsëri përçarje në parti.
Bideni ka thënë në disa raste se disa gjëra do ta shtynin ta konsideronte tërheqjen – rezultatet e dobëta në sondazh, ndonjë problem të ri shëndetësor ose nëse “Zoti zbret dhe i thotë të heqë dorë”.
Biden aktualisht është në izolim për shkak të infektimit me COVID-19, ndërsa zgjedhjet në SHBA mbahen më 5 nëntor.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun