Shqipëria

Shqiptarët e burgosur në Greqi, në grevë urie, ankohen për shkelje të të drejtave

Të burgosurit shqiptarë në Greqi kanë njoftuar se kanë filluar një grevë urie, pasi sipas tyre, u janë shkelur të drejtat që u takojnë për lirimin me kusht.

Në grevë janë futur edhe të dënuar të kombësive të tjera, teksa sipas deklaratës, ata kanë kërkuara nga institucionet e drejtësisë në Greqi që të merren masa për kërkesat e tyre, raporton tvklan.al.

Ata po kërkojnë që të rregullohet kuadri ligjor për lirimet me kusht, në mënyrë që së pari të zbatohet ligji që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, si dhe të mos cenohet e drejta që të trajtohen me ligjin me të butë. Sipas të dënuarve, drejtësia greke nuk e njeh të drejtën e lirimit me kusht dhe se po i mban në burg në mënyrë të paligjshme, përcjell albinfo.ch.

Tutje thuhet se disa prej të dënuarve kanë 1-2 vjet që janë në pritje për t’u shqyrtuar kërkesat e tyre për lirim me kusht, ndërkohë janë afro 16 mijë të dënuar dhe të paraburgosur që deri në fund të korrikut mund t’u bashkohen grevës.