Kosova
Kosovarët vazhdojnë ta shfrytëzojnë Serbinë si transit, me gjithë thirrjen e MPJ-së
Ani pse Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë thirrje që të shmanget Serbia si vend transit, qytetarët vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë shtet për të ardhur në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në pikëkalimin kufitar në Merdar për të hyrë në Kosovë janë 1-orëshe, e në pikën tjetër me Serbinë, Dheu i Bardhë, 30 deri në 40 minuta.
Në pikëkalimet e tjera kufitare pritjet janë standarde, nga 5 deri në 10 minuta.
Të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve të shmangin Serbinë si vend transit, pas rastit të vrasjes së një polici serb në Lloznicë. Sipas autoriteteve të Serbisë, dorasi është Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smrekonicës dy javë më parë. Po sipas autoriteteve të Serbisë, ai është vrarë gjatë së premtes në tentim për ta kapur atë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër