Lajme
Scholz në Beograd: Litiumi është po aq i rëndësishëm sa nafta dikur
Sot, kancelari gjerman, Olaf Scholz, në Beograd ka thënë se projekti Jadar, i cili parasheh krijimin e një miniere litiumi në pjesën perëndimore të Serbisë, është gjë e mirë për këtë vend, përcjell albinfo.ch.
Scholz dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq, kanë theksuar se gjatë mihjes së këtij minerali të rëndësishëm do të respektohen standardet më të larta për ambientin.
Të dy zyrtarët kanë folur për përfitimet prej projektin për mihje të litiumit, teksa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është përballur me kundërshtimet e ambientalistëve dhe të banorëve të zonës, të cilat kanë shqetësime për mjedisin.
Përgjatë Samitit për Lëndët e Para të Qëndrueshme në Beograd, blloku evropian dhe Serbia kanë nënshrkuar memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive dhe të makinave elektrike.
Ky takim ka ndodhur pak ditë pasi Qeveria e Serbisë e ka rishikuar projektin Jadar, i cili parasheh hapjen e një miniere të litiumit në luginën e Jadrës në Serbi, nga gjiganti botëror, Rio Tinto.
Scholz ka thënë në një konferencë të përbashkët me Shefçoviqin dhe Vuçiqin se Jadar është projekt evropian.
Sipas kancelarit gjerman, litiumi do të jetë po aq i rëndësishëm për lëvizshmërinë në të ardhmen, ashtu sikurse ka qenë nafta deri më tani.
Ai ka thënë se projekti është pozitiv për shumë arsye, përfshirë rritjen e perspektivës dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Serbi.
“Vendimi kërkon kurajë, po marrim një hap të rëndësishëm, duke nxjerrë litium në Serbi, ne mund t’i përmbushim synimet për klimën”, ka thënë Scholz, duke shtuar se “kemi nevojë për bateri”.
Bashkimi Evropian është duke tentuar të zvogëlojë varësinë ndaj importeve të Kinës, derisa Gjermania është prodhuesja më e madhe e makinave elektrike në Evropë, të cilat funksionojnë me bateri të litiumit.
Vuçiq ka thënë pas nënshkrimit të memorandumit se është i lumtur “për atë që ka nisur sot”.
“Kjo është e rëndësishme për Evropën, për Gjermaninë, mirëpo për neve në Serbi është ndoshta me më së shumti rëndësi. Kjo përbën pikë kthese dhe mundësi të madhe për ne”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se bashkëbiseduesve nuk ua ka fshehur vështirësitë me të cilat përballet Qeveria e Serbisë për mihjen e litiumit.
Presidenti serb ka thënë se Serbia do të insistojë në mbrojtje të ambientit, duke e konsideruar “aspekt thelbësor”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun