Lajme

Gjoba të larta për fluturimet në Gjenevë pas orës 22:00

Aeroporti i Gjenevës thotë se do të gjobisë linjat ajrore nga viti i ardhshëm nëse nisen pas orës 22:00.

Ideja është të zvogëlohet zhurma për banorët vendas.

Raportohet se gjobat mund të variojnë nga 5,000 deri në 20,000 CHF për një fluturim evropian.

Fluturimet ndërkontinentale do të duhej të paguanin deri në 40,000 CHF, transmeton albinfo.ch.

Gjobat do të varen nga lloji i avionit – avionët më të vjetër dhe aq më të zhurmshëm, do të duhet të paguajnë më shumë.