Lajme
Lea Ypi, shqiptarja e parë anëtare e Akademisë Britanike
Lea Ypi, anëtare e Akademisë Britanike
Lea Ypi u bë e para shqiptare anëtare në Akademinë Britanike. Lajmin e ndau Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila e uroi shkrimtaren Lea Ypi për këtë arritje të rëndësishme, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit Akademia Britanike ka mirëpritur 86 anëtarë të rinj, ku ndër ta dallohet edhe shkrimtarja shqiptare, Lea Ypi.
Presidentja e Akademisë Britanike, Julia Black, ka vlerësuar lart autoren shqiptare, duke i uruar mirëseardhjen në hapësirën më të lartë të kulturës britanike.
Lea Ypi është fituesja e parë e Çmimit “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, me librin e saj “Të lirë”.
Lea Ypi ka lindur në Durrës. Ajo është pedagoge e Teorisë Politike në Shkollën e Shkencave Politike dhe Ekonomike në Londër dhe Profesore e Filozofisë në Universitetin Kombëtar Australian. Është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi nga Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur