Lajme
Meloni: Emigrantët e paligjshëm, pengesë për të pranuar më shumë të ligjshëm
Emigrantët e paligjshëm në vendin tonë bëhen pengesë për të pranuar më shumë të ligjshëm, deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni, duke folur në Forumin e Migracionit Trans-Mesdhetar në Tripoli.
“Vitet e fundit në Itali nuk kemi mundur të lejojmë shumë emigrantë të ligjshëm të vijnë, sepse kemi pasur shumë të paligjshëm”, shpjegoi Meloni.
”Nuk duhet të jenë organizatat kriminale ato që vendosin se kush ka të drejtë të hyjë në vendin tonë dhe kush jo. Qeveria ka miratuar dekrete fluksesh prej tre vjetësh, duke zgjeruar kuotat, gjithashtu dhe mbi të gjitha për kombet që na ndihmojnë të luftojmë kundër trafikantëve të qenieve njerëzore”, theksoi Meloni.
“Për qeverine italiane Mesdheu është prioritet dhe nuk mund të ketë Mesdhe pa Italinë dhe Libinë së bashku. Kjo është edhe arsyeja që në këto dy vjet kemi përmirësuar shumë bashkëpunimin në fronte të ndryshme”, shtoi ajo.
“Sfidat e kësaj kohe nuk mund të përballen të vetme, përfshirë atë të migrimit. Unë shoh shumë miq këtu, kryeministrin e Maltës, kryeministrin e Tunizisë, komisionerin Schinas, të gjithë njerëzit që përpiqen të punojnë së bashku për çështjen e migrimit”, theksoi Meloni.
”Ka njerëz që fitojnë shumë para duke përdorur dëshpërimin vulnerabël dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Këto organizata po bëhen të fuqishme, por nuk u interesojnë të drejtat e njeriut”, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
”Italia ka zgjedhur të përqendrojë përpjekjet në një strategji që lidh fatet tona për të ardhmen dhe ka vendosur të japë një shembull të mirë me Planin Mattei”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë