Lajme

Suedia miraton ligj që u mundëson gjyshërve pagesa për kujdesin për nipërit

Suedia ka miratuar një ligj inovativ që lejon prindërit të transferojnë një pjesë të lejes së tyre të paguar te kujdestarët jo prindër, një hap tjetër në zgjerimin e përfitimeve të kujdesit për fëmijët jashtë familjes së ngushtë, raporton New York Times.

Gjyshërit suedezë, shkruan New York Times, morën të drejtën e lejes prindërore me pagesë këtë javë, pasi vendi miratoi një ligj të ri që synon zgjerimin e përfitimeve për kujdesin ndaj fëmijëve jashtë familjes së ngushtë.

Sipas ndryshimeve, të cilat hynë në fuqi në fillim të muajit, prindërit mund të transferojnë një pjesë të ditëve të pushimit prindëror te kujdestarët e tjerë, duke e ngritur reputacionin e Suedisë si një lider global në politikat progresive të pushimit prindëror.

Sipas ligjit të ri, prindërit e vetëm lejohen të transferojnë deri në 90 ditë leje me pagesë te kujdestarët e tjerë, ndërsa çiftet mund të transferojnë deri në 45 ditë, sipas informacioneve nga Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore.

Ligji u miratua në Riksdag, parlamenti me 349 vende të Suedisë.