Lajme
Arrestohet një 33-vjeçar në Kenia, dyshohet se i vrau dhe i varrosi 42 gra
Një person është arrestuar sot në Kenia, pas zbulimit të disa trupave në një gurore ku e kishte bërë një varrezë masive në Nairobi.
Policia ka njoftuar se i dyshuari e kishte pranuar se kishte vrarë 42 gra, përfshirë gruan e tij. Sipas njoftimit, Collins Jumaisi, 33-vjeçar që jetonte pranë gurores në lagjen Mukuru në jug të kryeqytetit, u arrestua herët, mëngjesin e sotëm.
Ushtruesi i detyrës së kreut të policisë, Douglas Kanja Kirocho, tha se nëntë trupa ishin nxjerrë deri më tani nga gurorja, transmeton albinfo.ch.
“Kemi të bëjmë me një vrasës serik psikopat që nuk ka respekt për jetën njerëzore”, tha Amin Mohamed, kreu i Drejtorisë së Hetimeve Kriminale, raporton Reuters.
Sipas Mohamed, i dyshuari, rrëfeu se ai joshi dhe vrau 42 gra dhe i hodhi mbetjet e tyre në gurore.
Ndryshe, vrasjet kanë ndodhur nga viti 2022, duke filluar me gruan e tij, me më të fundit më 11 korrik.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë