Lajme

Alarm i kuq në Kroaci, vala e të nxehtit ka përfshirë gjithë vendin

Në gjithë territorin e Kroacisë një alarm i kuq është në fuqi, pasi vendi vazhdon të përkeqësohet nga një valë e të nxehtit, me temperaturat e së premtes që arritën në 37 gradë Celsius, transmeton albinfo.ch.

Ujërat nëpër këtë vend po ashtu janë goditur nga nxehtësia, teksa temperatura e ujit në disa zona ka arritur deri në 28 gradë Celsius, shkruan Euronews.

Instituti Kombëtar Hidrometeorologjik kroat raporton se temperaturat jashtëzakonisht të larta nxitën lëshimin e alarmit të motit të nivelit më të lartë në Kroaci.