Futboll

Sa fiton fituesi i Evropianit

Një ndeshje që vlen për lavdi të përjetshme, por jo vetëm kaq

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Olympiastadion të Berlinit do të luhet finalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Anglisë.

Një ndeshje që vlen për lavdi të përjetshme, por jo vetëm kaq. Fituesi i Euro 2024, në fakt do të fitojë rreth 28 milionë euro.

28 milionë euro, pra, nga të cilat 40% do të ndahen për lojtarët, transmeton albinfo.ch.

Humbësi, megjithatë, do të fitojë rreth 24.5 milionë, nga të cilat 30% do të shpërndahen mes anëtarëve të skuadrës. Më saktësisht, Spanja me tre fitore në grup, ka arkëtuar 1 milion euro më shumë se Anglia që në grup mori një fitore e dy barazime.

Kështu, për fitoren e trofeut Spanja i gëzohet 28 milionë euro kundër 27 të suksesit anglez, dhe i njëjti raport ndodh edhe me humbjet, me iberikët që arkëtojnë 25 kundër 24 të Tre Luanëve.

Shumë në dispozicion për ekipet pjesëmarrëse është rreth 330 milionë euro, të shpërndara si më poshtë:

Pjesëmarrja: 9 milionë

Fitorja në fazën e grupeve: 1 milion

Barazimi në fazën e grupeve: 0.5 milionë

Kualifikimi për të 1/8: 1.5 milionë

Kualifikimi për në çerekfinale: 2.5 milionë

Kualifikimi për në gjysmëfinale: 4 milionë

Finalisti i mundur: 5 milionë

Fituesi: 8 milionë