Lajme

FBI e identifikon sulmuesin e Trump-it, ai është 20-vjeçar

FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks si personin e armatosur të përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit Donald Trump.

“FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet në FBI.gov/butler ose të telefonojë 1-800-CALL-FBI”, thuhet në njoftimin e FBI-së.