Lajme
Gjermanët rrisin çmimet për finalen e Europianit
Gjermanët kanë rritur çmimet në prag të finales së Euro 2024, ndërsa tifozët po mblidhen në Berlin, përcjell albinfo.ch.
Duhet të paguani 475 euro, sipas The Guardian, për të qëndruar një natë në një suitë luksoze me pamje nga qyteti.
Rreth 35,000 anglezë pritet të jenë në Olympiastadion, kur Anglia të luajë kundër Spanjës në finalen e Kampionatit Evropian të dielën mbrëma.
Fluturimet drejt Berlinit nisin nga 700 € (588 £) vajtje-ardhje (disa me ndalesë brenda natës në Zvicër).
Çdo hotel me buxhet të ulët është i dhënë, shkruan media britanike.
Në mesin e mbështetësve ekziston një ndjenjë se po rritet pritshmëria në një ekip që pati vështirësi në fillim të turneut.
Policia angleze ka lavdëruar sjelljen e tifozëve të Anglisë, me drejtuesin kombëtar për policinë e futbollit, shefin e policisë, Mark Roberts, duke thënë se kishte 66 arrestime. “Ne vlerësojmë se ka pasur rreth 200,000 udhëtime të anglezëve në Gjermani deri më tani në turne dhe shumica dërrmuese e tifozëve të Anglisë që udhëtojnë janë sjellë jashtëzakonisht mirë”, tha ai.
“Tani të gjithë mezi presim finalen dhe shpresojmë që Anglia të ngrejë trofeun të dielën në mbrëmje. Nëse jeni në Gjermani, kalojeni mirë, por mos harroni të pini me përgjegjësi, respektoni kulturën vendase dhe mos e vini veten në rrezik”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun