Futboll
Blick: Shaqiri do të kthehet në Evropë, por te cila skuadër?
Shaqa, i gatshëm të luajë për ndonjë ligë evropiane
Tashmë dihet se kontrata e Xherdan Shaqirit (32) me Chicago Fire është e vlefshme deri në fund të vitit. Gjatë vitit 2024 Shaqiri do të marrë rreth 4,5 milionë franga neto, që e bëjnë atë njërin prej lojtarëve më të paguar në MLS të SHBA-së, përcjell albinfo.ch.
Por, mbetet të shihet nëse Shaqiri do të kthehet në SHBA, shkruan “Blick” të premten. Aktualisht ai po shijon ditë të lira pas paraqitjes në Kampionatin Evropian me Zvicrës. Por çka vjen pas pushimit
Kritikat e tij për punëdhënësin në Chicago gjatë kohës te përfaqësuesja e Zvicrës, duket qartë se nuk janë pranuar mirë në klub.
“Ambiciet e mia në Chicago ishin të tjera. Kam dashur të udhëheq ekipin drejt plejofit. Por jo gjithnjë u morën vendime të duhura. Shpresoj që menaxhmenti sportiv të mësoj nga gabimet”, kishte thënë Shaqiri pak para fillimit të Kampionatit Evropian në Gjermani.
Nuk kishte shenja të vetëkritikës. Këtë edicion ai luajti 12 ndeshje. I kishte dy gola, një asistim dhe 745 minuta të kaluar në fushës. Me Shaqirin në fushë, Chicago fitoi vetëm 0,66 pikë për ndeshje. Pa të në fushë, 1,3 pikë për ndeshje. Dhe niveli jo i kënaqshëm fizik ishte arsyeja pse selektori i Zvicrës, Murat Yakin i dha vetëm rolin e xhokerit gjatë Evropianit, vazhdon shkrimi i gazetës zvicerane “Blick”.
Por sërish Shaqiri dëshmoi në Gjermani se ende mund të jetë njeriu i momenteve brilante. Goli i ëndrrave ndaj Skocisë bëri që Shaqiri të përmendet nga të gjithë, njëjtë si traversa e goditur nga korneri në ndeshjen çerekfinale ndaj Anglisë.
Panathinaikosi ka shfaqur interesim për yllin e Zvicrës. Madje ka raportime që i ka bërë ofertë të vlefshme deri në vitin 2026. Grekët besohet se mund t’i japin pagë të përafërt me atë që e ka në Chicago. Ai me gjasë nuk do të duhet të bëjë ndonjë sakrificë të madhe financiare, sidomos nëse merr kontratë shumëvjeçare. Ka raportime për një pagë vjetore prej 3 milionë frangash zvicerane.
Klubet turke apo klubet e mira në top-5 ligat evropiane po ashtu mund të ofrojnë pagë të ngjashme. Por ka pak gjasa që Shaqiri të gjejë vend në Angli, Gjermani apo Itali sërish, edhe pse niveli i fitnesit të tij është më i mirë pas gjashtë javësh me përfaqësuese.
Është edhe Baseli.
Natyrisht kthimi i djaloshit të artë të klubit do të ishte sukses i madh. Dhe Shaqiri do të ishte aset absolut për Superligën e Zvicrës. Por pagën do ta kishte disa herë më të vogël.
“Natyrisht, Baseli është gjithnjë i interesuar për një lojtar si ai”, ka thënë drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki. David Degen, që është kryesori te Baseli, nuk e pëlqen kthimin e lojtarëve. Burime të tjera të “Blick” kanë thënë se kthimi i Shaqirit duket joreal.
Për më tepër, Baseli është konkurrent i Luganos, klubit partner të Chicago Fire. Ka pak gjasa që Chicago të kërkojë dëmshpërblim për Shaqirin nëse transferimi kompletohet së shpejti. Afati kalimtar në MLS mbyllet në mesin e gushtit. Nëse nuk realizohet transferim së shpejti, Shaqiri do të mbetet te Chicago deri në fund të vitit. Por duhet të shfaqë më shumë se deri më tani te kjo skuadër.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025