Lajme

Fluks i turistëve amerikanë në Zvicër

Mediat e Zvicrës shkruajnë se amerikanët po ‘pushtojnë’ Zvicrën këtë sezon turistik, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse kursi i këmbimit mes dollarit amerikan dhe frangut nuk është i favorshëm për amerikanët që vizitojnë Zvicrën, numri i turistëve nga ai vend ka arritur nivelin më të lartë në vitet 2023 dhe 2024, duke tejkaluar edhe shifrat e para Covid-it.

Në fakt, ekspertët e turizmit në firmën kërkimore BAK Economics parashikojnë se SHBA-ja do të zëvendësojë Gjermaninë si burimi më i rëndësishëm i turistëve të huaj.

“Zvicra është pa dyshim një Eldorado për amerikanët”, tha Martin Nydegger, kreu i turizmit në Zvicër.

Ndihmon gjithashtu që fluturimet e reja midis Zvicrës dhe qyteteve të SHBA-së iu shtuan kohët e fundit atyre ekzistuese, tha ai.