Lajme
Kryetari i Ferizajt, takim i hapur me bashkatdhtarët
Më 5 Mars 2015 (ditë e enjte) prej orës 20h00-22h00 në Sallën e madhe të Restaurant «Le Florissant» Avenue de Florissant 28, 1020 Renens (afër Lozanës) mbahet një takim i hapur i Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa me bashkatdhetarët nga Komunës e Ferizajt që jetojnë në Zvicër
Në këtë takim marrin pjesë edhe Enver Haliti, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt, Dr Qibrije Demiri-Frangu, profesoreshë universitare, shkrimtare ferizajase, Teuta Demiri, drejtoreshë e Bibliotekës „Sadik Tafarshiku” në Ferizaj dhe Musa Kamenica, magjistër i shkencave politike dhe i studimeve të Bashkimit Europian, i angazhuar në jetën politike zvicerane.
Ardhja prej stacionit të trenit në Lausanne
Përballë stacionit të trenit në Lozanë merreni Metronë për në drejtim të « Croissette » dhe ndaleni në stacionin e parë « Lausanne-Flon ».
Me të dalë prej stacionit të metros e merrni autobusin N°18 në drejtim të « Timonet » dhe ndaleni në stacionin « Florissant ». Përballë stacionit gjendet Restorant Le Florissant.
Ardhja prej autostradës
E merrni daljen Lausanne-Sud dhe pas 2 kilometrave e merrni daljen Lausanne-Malley. Vazhdoni drejt dhe i kaloni semaforët e parë dhe të dytë deri sa të paraqitet një rreth. Në rreth e merrni daljen (Vallorbe, Neuchâtel, Bern). Vazhdoni drejt deri te semaforët e dytë ku edhe paraqitet drejtimi (Vallorbe, Neuchâtel, Renens). Prej aty në semaforat e tretë ktheheni në të djathtë dhe vazhdoni 200 metra ku edhe ju lajmërohet Restorant Florissant.
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numërin e telefonit: 076 451 03 05
Takim i hapur
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër