Lajme
Shteti që miratoi zyrtarisht insektet si ushqime
Agjencia shtetërore e ushqimit në Singapor ka miratuar 16 lloje insektesh të ngrënshme për shitje dhe konsum. Insektet e miratuara përfshijnë karkalecat, krimbat dhe disa lloje brumbujsh.
Studiuesit kanë regjistruar më shumë se 2100 lloje të ngrënshme insektesh, shumë prej të cilave janë të pasura me vitamina dhe proteina të larta në kontrast me produktet e tjera shtazore. “Insektet janë një burim i neglizhuar i proteinave dhe një mënyrë shumë e mirë për të luftuar ndryshimet klimatike”, sipas një raporti nga Forumi Ekonomik Botëror.
Insektet e gjalla zakonisht shiten në Singapor si ushqim për kafshët shtëpiake, si zogjtë apo zvarranikët, por ato do të jenë një opsion i ri së shpejti edhe për njerëzit. Kuzhinierët lokalë, restorantet dhe kompanitë e ushqimit kanë eksperimentuar me mënyra të ndryshme me recetat që përfshijnë insektet.
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce Pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?