Lajme

Vdes gruaja që iu vendos veshka e derrit

Lisa Pisano, personit të parë që iu vendos një pompë mekanike në zemër, si dhe një veshkë derri e modifikuar, ka ndërruar jetë. Pisano iu nënshtrua transplantit më 12 prill, por organi dështoi për shkak të rrjedhjes së kufizuar të gjakut dhe u hoq më 29 maj.

Rasti i saj ishte transplanti i parë i raportuar te një person me një pompë mekanike në zemër. Pisano ishte e guximshme dhe pavarësisht se e dinte që operimi mund të mos shkonte mirë, vendosi ta kryente atë. Ajo kishte thënë gjatë një konference për shtyp, pas procedurës, se edhe nëse transplantimi i organit nuk do të funksiononte për të, mund të ishte ndihmë për një person tjetër.

“Kontributet e Lisa-s në mjekësi, kirurgji dhe ksenotransplant janë shumë të mëdha. Lisa na ndihmoi për t’i kuptuar më mirë këto ndërhyrje”, thonë mjekët.

Numri i personave që shtohen në listat e pritjes së transplanteve po shtohet jashtëzakonisht shumë. Xenotransplantimi, i cili përfshin përdorimin e organeve nga specie të tjera, është një zgjidhje e mundshme për mungesën e organeve nga donatorët.