Lajme

Zvicra miraton sanksione të tjera kundër Rusisë

Zvicra ka miratuar sanksione shtesë të BE-së në përgjigje të agresionit ushtarak të vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, njoftoi Këshilli Federal, përcjell albinfo.ch.

Këto sanksione, të cilat hynë në fuqi në orën 18:00 të së martës, “kanë synim kryesisht biznesmenët, propaganduesit, anëtarët e forcave të armatosura dhe gjyqësorin, personat përgjegjës për dëbimin e fëmijëve ukrainas dhe anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë të Konfederatës Ruse (FSB)”. tha qeveria.

Subjektet e reja të sanksionuara përfshijnë, në veçanti, kompani që operojnë në sektorin rus të mbrojtjes, si dhe kompani në sektorët financiarë dhe tregtarë që janë të përfshirë në mënyrë aktive në anashkalimin e sanksioneve.

Në total, më shumë se 2200 individë dhe subjekte tani janë subjekt i listimeve të sanksioneve.