Lajme
Librat e qyteteve shqiptare për fëmijët e diasporës
Një seri botimesh nga QBD drejt diasporës
Një libërth që përmban një botë. Botën e panjohur e të largët, ku janë rritur prindërit, gjyshërit, kushërinjtë e afërt e të largët, me të cilët fëmijët e diasporës mund të takohen në ato pak ditë që vizitojnë Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Qytete që shpesh i shikojnë fluturimthi, ose ndoshta vetëm në Google Maps kanë një histori të tyre, kanë legjenda, rrëfime personazhe, ngjarje, gëlojnë nga pafundësia e informacionit.
Dhe ky informacion tashmë, në formën e një libërthi që përfshin vendet kryesore për të parë dhe gjërat për të bërë, vende historike, lagje argëtuese për t’u eksploruar, muze të lezetshëm, udhëtime ditore, harta, kënde lojërash dhe ushqime unike për t’u provuar shoqëruar me ilustrime tejet të veçanta është në duart e fëmijëve
Në kuadër të projektit “Jam Shqiptar” të Qendrës së Botimeve për Diasporën, janë parashikuar dhjetë udhërrëfyes që zbulojnë thesaret kulturore dhe historike të trojeve tona. Deri më tani janë në qarkullim udhërrëfyesit për Shkodrën, Beratin, Prishtinën, Prizrenin dhe Gjirokastrën. Ndërsa sot QBD ka publikuar online dhe botimi për Gjakovën, një tjetër qytet i mrekullueshëm që pret të lexohet dhe të zbulohet nga lexuesit e vegjël.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor