Kosova
Senatorët amerikanë rikonfirmojnë përkushtimin e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor
Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis, shprehën të martën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe diskutuan mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Dy senatorët i shprehën qëndrimet e tyre në një njoftim për mediat, pas një takimi që zhvilluan në Uashington me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Fillip Ivanoviq, të cilët gjenden atje për Samitin e NATO-s.
Senatorët vlerësuan kontributet e këtyre vendeve në NATO, mbështetjen e vazhdueshme të tyre për Ukrainën dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal.
“Ne kemi mundësi të demonstrojmë përkushtimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur përparimin e secilit nga këto vende drejt anëtarësimit në BE – gjë që do të ndihmonte që aleanca jonë transatlantike të arrinte stabilitet rajonal dhe global”, tha senatorja Shaheen.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është kritik për sigurinë e Evropës dhe, si bashkëkryetarë të Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, ne e bëmë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për t’iu kundërvënë regjimeve totalitare”, tha senatori Tillis.
Në takim morën pjesë edhe senatorët republikanë: Mike Rounds, Jerry Moran dhe Pete Ricketts, raporton Zëri i Amerikës.
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë Zvicra mbetet joaktive kur bëhet fjalë për detyrimet e kujdesit të duhur për filialet. Ka kritika...
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme
-
Partia kundër mbajtjes së Eurovizionit në Zvicër