Lajme
Sekuestrohen mbi 130 milionë euro të organizatave mafioze
Policia italiane ka konfiskuar më shumë se 130 milionë euro (140 milionë dollarë) në një kontroll kundër aseteve mafioze, deklaruan autoritetet.
Operacioni u drejtua kundër degëve të organizatave kriminale ”Ndrangheta” dhe ”Camorra”, veçanërisht në Romë, të përfshira në pastrim parash.
Janë arrestuar gjithsej 18 të dyshuar.
Më shumë se 50 të tjerë janë nën hetim. Ata akuzohen veçanërisht për pastrim parash nga veprimtari kriminale, fajde dhe zhvatje.
Më shumë se 500 agjentë në Romë dhe në disa qytete të tjera italiane u përfshinë në operacion.
”Ndrangheta” kalabreze dhe ”Camorra” napolitane, së bashku me ”Cosa Nostra”-n siciliane, kanë qenë ndër grupet kriminale më të fuqishme në Itali për dekada, transmeton ansa përcjell albinfo.ch.
Të tre organizatat kanë qenë prej kohësh aktive përtej territoreve të tyre të mëparshme, duke përfshirë aktivitete edhe jashtë vendit.
Vetëm xhiroja globale e ”Ndrangheta” vlerësohet në mbi 50 miliardë euro në vit, kryesisht nëpërmjet biznesit të drogës
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun