Kosova
Kosovë: Temperaturat e larta ngrisin alarm, thirrje për kujdes
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se temperaturat e larta në ditët në vijim mund të krijojë kushte për “alarm të kuq”.
Sipas një njoftimi të IHMK’së, alarmi i kuq nënkupton se nëse temperatura e ajrit tejkalon temperaturën e trupit, mund të shkaktojë probleme serioze në organizëm.
Ata kanë bërë thirrje për kujdes në ushqim dhe nga rrezet e diellit nga intervali kohor 10:00-17:00.
“Kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta. Përdorni sa më shum ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri. Të mos konsumojmë ushqime të ferguara, me shum yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shum ujë të thjeshtë , pemë dhe perime. Jemi në dritën e verdhë sa i perketë këtyre vlerave të larta të temperaurave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijoj kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut {37C}, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”, thuhet në njoftim.
“Fushata e korrje-shirjes është në vlugun më të lartë dhe sipas fermereve rendimentet në kulturën e grurit janë të shkëlqyeshme. Një apel per qytetarët që mos t’i ndezin hamulloret (serrnishtat), sepse përpos që shkatërrojne miljona organizma ,shkaktojn rritjen e temperatrave lokale, mund ta rrezikojne edhe pronën, gjithashtu lavrimi i ceket i parcelave me hamullor do të ushqejë tokën, sepse ruhen shum materje ushqyese per kulturat që do të mbjellen në vazhdimësi. Sipas mundësive ,frekuentoni vendet me lartësi , pyjet , kodrinat , aty ku kemi më shum qarkullim të ajrit të freskët”, vijon njoftimi.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca