Lajme
Krim i rëndë në Itali, vret gruan dhe për të fshehur gjurmët, përdorte telefonin e saj
Një shofer kamioni, italian, është vënë nën hetim nga prokuroria, pasi dyshohet se ka vrarë gruan e tij dhe për muaj të tërë përdorte telefonin e saj për të larguar dyshimet dhe për të lënë të nënkuptohej se ajo ishte ende gjallë.
42-vjeçarja Francesca Deidda u zhduk në muajin maj në qyteti italian San Sperate, në Cagliari, dhe hetuesit besojnë se ajo u vra nga burri i saj, 43-vjeçari Igor Sollai.
Për muaj të tërë miqtë e Francescës që interesoheshin për zhdukjen e saj, merrnin përgjigje nga numri i saj se i duhej pak kohë që të merrte veten pas ndarjes me Igorin.
Edhe kompania e Call Center ku ajo punonte mori dorëheqjen e saj përmes një e-mail të dërguar pasi gruaja u zhduk.
Hetuesit pretendojnë se këto mesazhe janë shkruar nga Sollai, pasi ai vrau gruan në një përpjekje për të fshehur krimin dhe për të lënë të kuptohej se Deidda ishte ende gjallë, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Gruaja u raportua e zhdukur nga vëllai i saj dhe një kolege më 30 maj. Kur Igori u pyet nga policia përse nuk e denoncoi zhdukjen e bashkëshortes, ai u shpreh se një gjë të tillë e kishte bërë tashme kunati.
Policia e përjashtoi menjëherë pistën e vetëvrasjes dhe “zhdukjen” vullnetare dhe e fokusoi hetimin e saj në marrëdhënien e Deidda-s me burrin e saj, pas raportimeve se çifti kishte mosmarrëveshje të shpeshta.
Pavarësisht se trupi i viktimës nuk është gjetur ende, Sollai është arrestuar me akuza për vrasje javën e kaluar dhe po qëndron pas hekurave.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun