Lajme
Sondazhi i ri e favorizon Hillary Clintonin
Hillary Clinton në vend të Joe Bidenit për ta mposhtur Trumpin
Mësohet se nga një sondazh i ri brenda Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka treguar se presidenti Joe Biden vazhdon të jetë rival i afërt me Donald Trumpin, por në rrezik që t’i humbë zgjedhjet – ndërsa kanë dalë emra të rinj që po rriten në sondazhe. Sondazhi kombëtar, i kryer nga “Bendixen & Amandi” pas dështimit në debatin e parë me Trumpin, e vë presidentin Joe Biden me 42 për qind, ndërsa Turmpin me 43 për qind aktualisht në garën për president. Siç ka raportuar “Politico”, nga ky sondazh kanë dalë emra të rinj befasues, e një prej më të pëlqyerve është emri i ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, 76-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Nga 86 për qind e të anketuarve që kanë parë të plotë ose pjesërisht debatin, vetëm 29 për qind mendojnë se Bideni ka kapacitetin mendor dhe fizik për të shërbyer edhe për katër vjet në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 61 për qind mendojnë se ai s’ka kapacitete. Vetëm 33 për qind thonë se ai duhet të vazhdojë të jetë i nominuar i Demokratëve, ndërsa 52 për qind besojnë se ai duhet të tërhiqet. Vetëm gjysma e demokratëve mendojnë se Bideni duhet të jetë i nominuar ose se është fizikisht dhe psiqikisht i gatshëm për të shërbyer edhe për një mandat.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris prin në sondazhe para Trumpit, me 42 në raport me 41 për qind, sipas sondazhit. Dhe ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, që më 2016 ishte e nominuar e që aktualisht s’po konsiderohet kandidate serioze, prin edhe më mirë se Harrisi. Ajo udhëheq ndaj Trumpit në përqindje 43-41.
Sondazhi ka testuar edhe kandidatura tjera potenciale – dhe ka gjetur se kandidatura e përbashkët Clinton-Harris do të ishte më e mirë se Biden-Harris.
Fernand Amandi, kompania e të cilit dikur këshilloi ish-presidentin Barack OBama, dhe kreu sondazhin e ri për Bidenin dhe Demokratët, ka thënë se më shumë se një e treta e demokratëve nuk e shohin presidentin si të aftë për të kandiduar. “Votuesit kanë shqetësime të theksuara për moshën e shtyrë të presidentit Biden dhe shqetësimet e tyre vetëm po shtohen”, ka thënë ai.
Ai ka shprehur befasi për rezultatet.
“Jam shumë i befasuar nga fuqia e Hillaryt. Përderisa disa e heqin nga lajmet dhe kandidatura, votuesit të paktën në këtë sondazh sugjerojnë se mund të jenë të hapur për një rikthim të saj dhe një kombinim i saj si presidente e Harrisit si zëvendëse do të ishte edhe më i fortë”, ka deklaruar ai.
Ndër emrat e tjerë janë përmendur edhe Gavin Newsom e Gretchen Whitmer.
Sondazhi u krye nga 2 deri më 6 korriku. Ai testoi dëshirat e demokratëve pas rritjes së presionit mbi Bidenin 81-vjeçar që ta lërë kandidaturën, pas humbjes së debatit të 27 qershorit ndaj Trumpit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë