Kosova

Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës sot në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të Kuvendit, pas takimit, në orën 9:50 të dy homologët do të mbajnë konferencë për media.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, i cili nis në orën 09:00, në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.