Shqipëria

Shqipëri: Lind bebja me peshën më të madhe në 10 vjetët e fundit, peshon 6.1 kg

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Albana Koçiu, njoftoi sot se në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë fëmija me peshën më të madhe të 10 vjetëve të fundit.

“Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë””, njofton ajo.

Ministrja Koçiu ka shprehur dhe vlerësimet e saj për stafin mjekësor dhe infermieror.

“Falë punës dhe përkushtimit të tyre, nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shprehet Koçiu.