Lajme
Presidenti turk kërkon nga Izraeli të ndalohen sulmet në Gaza
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar veprimet e Izraelit dhe i ka kërkuar që të ndalojë siç tha “masakrat çnjerëzore” në Rripin e Gazës.
“Izraeli duhet të ndalojë këmbënguljen për vazhdimin e këtyre masakrave dhe t’u japë fund këtyre sulmeve çnjerëzore. Deri më sot, është Izraeli ai që ka insistuar në sulme dhe masakra të vazhdueshme. Është Izraeli ai që shkel të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ai, raporton Anadolu Agency.
Tutje ai ka shprehur shqetësime për ambiciet rajonale të Izraelit.
“Ata (udhëheqësit izraelitë) kërcënojnë Libanin që të lehtësojnë veten. Izraeli duhet të heqë dorë nga synimi i tij për të përhapur konflikte në rajon”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Duke iu referuar marrëdhënieve të Turqisë me Sirinë, Erdogan paralajmëroi përmirësim të mundshëm të marrëdhënieve.
“Në momentin që Bashar al-Assad do të ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Turqinë, ne do t’ia kthejmë këtë qasje. Ne do t’i bëjmë një ftesë Assad-it. Ne duam t’i kthejmë marrëdhëniet në të njëjtën pikë si në të kaluarën”, deklaroi ai.
Sa i përket partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, ai u zotua se do ta forcojë atë më tej.
“Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet me aleatin tonë, Mbretërinë e Bashkuar në çdo fushë në periudhën e re”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?