Integrimi

Shqiptari e qeras me birra zviceranin që i shkruante: Shqiptarët jashtë

Një zviceran e urrente fqiun e tij shqiptar vetëm püer faktin se ai është i huaj. Por letra  zemërgjerë që shqipari i ka kthyer fqinjit të tij ka lënë shumë zviceranë gojëhapur.
Disa zviceranë jo vetëm që nuk mund t`i përballojnë të huajt, ata madje edhe i urrejnë. I tillë ishte edhe i riu zviceran me emrin Christian. Ai kishte një problem  me fqiun e tij shqiptar,  atë e pengonte gjuha shqipe, transmeton portali „likemag”.
Capture d’écran 2015-02-20 à 08.34.25
Në letrat e tij shkruante: “Shqiptarët jashtë!”
Ai kishte shkuar aqë larg sa që vazhdimisht i linte pas letra ofenduese ku mund të lexohej e njëjta gjë: “Shqiptarët jashtë!”. Deri sa një ditë fqiu i tij shqiptar i përgjigjet letrës së tij:
„Hej Christian. Kam dëgjuar se je fjalosur me dashnoren tënde.  Ja këtu, merri 20 franga dhe blej birra!  Kokën lartë, vëlla! Sharjet t`i kam falur”!
Jo çdo kush do të kishte reaguar kaq miqësisht kundrejt këtyre ofendimeve. Çfarë fqiu i mrekullueshëm e zemërgjerë, shkruan portali „Likemag”!
Kjo ksenofobi duhet të ndalet! Në çdo vend të botës ka njerëz të mirë dhe më pak të mirë. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me nacionalitetin. Nëse edhe ti kështu mendon, atëherë shpërndaje këtë postim në facebook me të tjerët.