Kosova
Tre breza shqiptarësh, 56 vjetët e Tefik Shkodrës në Zvicër
Tefiku është 81-vjeçar. Këtë pranverë ai mbushi përplot 56 vjet jetese në Zvicër, ku jeton bashkë me një pjesë të familjes
Në pranverën e vitit 1968 Tefik Shkodra, krahas shumë shqiptarëve nga Kosova, kishte përfituar nga marrëveshjet e asokohshme që Jugosllavia bënte me Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë përmes Entit të Punësimit për të dërguar fuqi punëtore të kualifikuar. Bëhej fjalë përgjithësisht në profesionet si ndërtimtari, bujqësi, kopshtari, zdrukthëtari, industri, gastronomi.
Tefiku në fillim ishte vendosur në Kantonin e Aargaut, në Turgi. Pas një kohe vendoset në Thun, për të kaluar një kohë në Interlaken. Punët që kryenin atje lidheshin me pjesën luksoze të jetës së vendësve. Ata pra ndërtonin pishina dhe tarraca në vilat dhe shtëpitë e tyre.
Dikur më vonë Tefiku kthehet sërish në Baden dhe pas një kohe kalon në Cyrih, me disa projekte, për t’u vendosur përfundimisht në Mägenvill, ku jeton edhe sot.
Siç ndodh me pothuajse të gjithë shqiptarët, ngado që fluturojnë e ecin nëpër botë, atdheu u rri si një barrë mbi qafë që assesi të lirohen nga ai. Të jetosh larg shtëpisë ku ke lindur nuk është për të gjithë, dhe nuk e përballojnë dot të gjithë. Ju duhet të keni zemër të madhe për të paketuar gjithçka për t’u larguar nga atdheu, duke lënë pas gëzimet, hidhërimet, familjen, miqtë e dashurinë për vendin e lindjes.
Tre fëmijë në Kosovë dhe tre në Zvicër
Tefiku kishte 6 fëmijë, 3 vajza e 3 djem. Familjen e kishte bashkuar në vitet `90-të, atëherë kur në Kosovë mbretëronte situatë e vështirë ekonomike, sociale dhe politike.
Masat represive me suprimimin e autonomisë së Kosovës kishin bërë që Serbia të fuste nën kontroll gjithçka në Kosovë, duke filluar më pastaj përndjekjen dhe persekutimet e qytetarëve shqiptarë.
Viktimë e kësaj përndjekje që kryesisht ishte politike, ishte edhe Tefiku. Mbi të rëndonte akuza për financimin e “lëvizjeve separatiste” në mërgim, konkretisht në Zvicër. Ai kishte arritur t`i shmangej gjykimit të autoriteteve të instaluara dhunshëm serbe, dhe për plot tre vjet nuk kishte mundur të vizitonte Kosovën.
Ai kthehet në atdhe pasi forcat e NATO-s futen në vend, kur përfundimisht çlirohet Kosova. Ndihmat që organizoheshin nëpër pikat e caktuara kishin angazhuar edhe familjarët e Tefikut. Ata, duke bashkëpunuar me komunitetin ku jetonin, përveç mjeteve materiale e financiare që mblidhnin duke i dorëzuar ato nëpër shoqata e fonde të ndryshme që grumbullonin ndihma për qytetarët e Kosovës, mblidhnin edhe ndihma në gardërobë dhe veshmbathje. Në krye të këtij organizimi ishte vënë një zvicerane, një aktiviste që ndante dhimbjen me vuajtje e shqiptarëve, një mike e ngushtë e familjes Shkodra, Frau Palladino.
Brezi trashëgues i Tefikut në Zvicër është rritur shumë. Sot janë fëmijët, nipat e mbesat që janë bërë një familje e madhe në Zvicër. Vetë Tefiku jeton me 3 fëmijët: dy vajzat dhe një djalë në Zvicër, ndërsa dy djem dhe një vajzë jetojnë në Kosovë, duke përmbushur kështu ëndrrën e tij që atdheun nuk duhet ta lëshojnë të gjithë.
Basriu është djali më i vogël i Tefikut që jeton dhe punon në Zvicër. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Brezi i Basriut sot në Zvicër përllogaritet si brezi i dytë që tashmë jetojnë në Zvicër.
Brezi i dytë dhe i tretë në Zvicër, me rrugën e trasuar nga Tefiku
Duke vazhduar me brezin e tretë, Eldionin, që është djali i Basriut, nipi i Tefikut që tashmë ka moshën 17 vjeç.
Basriu kishte arritur të shkollohet në Zvicër, duke përfunduar këtu shkollën e mesme, për të vazhduar pastaj studimet në shkollën e Biznesit, në Aarau.
Pas shkollimit, ai kishte punuar së pari në Lebara mobile dhe Mucho Mobile, për të vazhduar pas një kohe në Sunrise. Më vonë ai angazhohet në Orange, duke marrë nën menaxhim Branch Orange, një ndër pikat kryesore në Aargau. Më pastaj vazhdon angazhimin si konsulencë në Wester Union e Financial Service, Swisscom, Alcatel Mobile Brand, BLackBerry, duke kontribuar kështu në zhvillimin e rrjeteve të bizneseve, e kështu me radhë.
Basriu që nga viti 2015 menaxhon me kompaninë e tij private, si CEO i Smartycom AG, me sukses shumë të madh kompania është zhvilluar dhe tashmë është brend për distribuim në tregun zviceran.
Smartycom numëron diku 20 punëtorë, nga të cilët 12 punojnë për kompaninë në Zvicër. Ndërsa, në filialin e tij në Kosovë për momentin punojnë 8 punëtorë, që janë pjesë e Smartycom-it në mënyra të ndryshme.
Smartycom AG ka zgjeruar biznesin e tij në shtetet si Zvicër, Gjermani, Austri, Shqipëri dhe Kosovë.
Komuna i organizon festë në 50-vjetorin e martesës
Është interesante të përmendet me këtë rast se për Tefikun si qytetar i integruar mirë në shoqërinë zvicerane, i pranuar mirë nga institucionet vendase, në 50-vjetorin e tij të martesës me Mihrijen, Komuna në Mägenvill i kishte organizuar një festë të vogël.
Për çdo vit kjo komunë organizon me qytetarët e moshuar nga një shëtitje nëpër Zvicër dhe Tefiku me Mihirijen janë vazhdimisht pjesë e këtij organizimi.
Tefiku sot ka mbushur 81 vjet dhe vazhdon të jetojë në Mägenvill me bashkëshorten Mihrijen, fëmijët, dhëndurët, nipat dhe mbesat e tij. Në këtë pranverë ai po mbush përplot 56 vjet jetesë në Zvicër.
Ai e përmend shpesh këtë thënie: “Ai që e ka provuar një herë ujin e Zvicrës, nuk ka mundur ta braktisë më kurrë”.
Albinfo.ch i uron shëndet z Tefikut dhe familjes së tij.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës