Shqipëria

Tërmet në Pogradec, përveç panikut nuk raportohet për dëme

Një tërmet i lehtë me magnitudë 3.5 goditi Pogradecin. Lëkundjet e tërmetit kanë sjellë panik tek banorët.

Nuk raportohen probleme nga lëkundja që duket se epiqendrën sipas raportimeve të para e ka patur në Maqedoninë e Veriut, 15 km larg Ohrit, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.

Lëkundja është ndier edhe në fshatrat e Pogradecit ashtu siç është ndjerë edhe në Prrenjas e fshatra të kësaj bashkie./Albinfo.ch/