Kosova

Vendos pamfleta me fotografi të terroristëve të Banjskës, arrestohet i mituri

Një i mitur është arrestuar në veri të Kosovës për nxitje të urrejtjes. Raportohet  se i mituri kishte vendosur pamfleta me fotografi të njërit prej terroristëve të Banjskës.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani bëri të ditur për klankosova se janë zhvilluar bastisje në katër lokacione, tri në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zubin Potok, përcjell Albinfo.vh.

Ai gjithashtu njoftoi se nga këto bastisje janë konfiskuar mbi 1 mijë e 500 me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes./Albinfo.ch/