Futboll
Holanda në gjysmëfinale, pasi mposhti Turqinë
Autogoli i Mert Muldurit në minutën e 76-të e ka dërguar Holandën në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Holanda fitoi me rikthim të rezultatit 2:1 në ndeshjen dramatike ndaj Turqisë të shtunën mbrëma në Berlin.
Cody Gakpo ishte shumë afër që ta shënonte golin e katërt të turneut, por topin në portën e gabuar e shtyu Muldur, që i dha epërsinë holandezëve.
Ndeshja ishte dramatike nga fillimi.
Turqia kaloi në epërsi e para në minutën e 35-të, me golin e shënuar nga qendërmbrojtësi Samet Akaydin.
Por, qendërmbrojtësi i Holandës u kundërpërgjigj me gol të shënuar me kokë po ashtu, në minutën e 70-të.
Holanda do të ballafaqohet në gjysmëfinale me Anglinë.
Gjysmëfinalja Holanda – Anglia do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund. Fituesi i këtij ballafaqimi do të luajë kundër Spanjës apo Francës në finale. Franca e Spanja luajnë të martën mbrëma.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












