Kosova
Itali: Shqiptari rrëmben bashkatdhetaren dhe djalin e saj të mitur
Shqiptari rrëmben 26 vjeçaren dhe djalin e saj në Itali, i lidh në makinë dhe tenton të largohet
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për rrëmbimin e një 26-vjeçareje dhe djalit të saj 5-vjeçar. Ndërhyrja e policisë erdhi pas alarmit të ngritur nga bashkëshorti i 26-vjeçares.
Mediat italiane raportojnë se 33-vjeçari kishte përndjekur 26-vjeçaren shqiptare, e cila po dërgonte fëmijën e saj të mitur në kopsht.
Shqiptari e ka detyruar bashkatdhetaren e tij që të ndalojë makinën dhe më pas e ka drejtuar vetë mjetin. Më pas iu ka vendosur nënës dhe djalit të saj lidhëse plastike rreth kyçeve të këmbës. Ishte bashkëshorti i shqiptares ai që dha alarmin në polici, pasi kjo e fundit u vonua për t’u kthyer në shtëpi.
Pasi lokalizoi mjetin, Policia iu vendos në ndjekje për gati njëqind kilometra deri në Grigno (Trento) makinës që drejtohej nga shqiptari. Ky i fundit u arrestua, ndërsa nuk dihen motivet që kanë çuar atë që të kryejë këtë akt të rëndë.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër