Futboll
Mbrojtësi shqiptar firmos kontratë profesionale me Arsenalin
Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kacurri, ka nënshkruar kontratë profesionale me gjigantin anglez, Arsenal, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e akademisë së “Topçinjve”. Sezonin e shkuar u paraqit 13 herë për ekipin U18 të Arsenalit dhe më pas depërtoi në ekipin U21.
Ka luajtur në Kupën FA dhe në UEFA për të rinjtë.
“Jam shumë i lumtur. Kjo është diçka për të cilën kam punuar tërë jetën. Jam shumë krenar për veten, dhe familja ime është shumë krenare për mua. Jemi të gjithë të lumtur dhe mezi pres të vazhdojmë tutje. Që nga fillimi jam ndier i mirëpritur. Jam ndier rehat dhe e kam shijuar të qenit këtu. Është klub shumë i mirë. Është mirë që po shpaguaj përpjekjet e familjes sime, por sigurisht që ka shumë punë për të bërë ende”, ka thënë ai për faqen zyrtare të Arsenalit.
Qendërmbrojtësi ka shtuar se nuk e ka pasur aspak të vështirë të vendosë për të nënshkruar me londinezët.
Kacurri ka qenë pjesë e Shqipërisë U17 dhe U19. Ai ka pasur pesë paraqitje te U19-shi.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë