Lajme
Keir Starmer do të jetë kryeministri i ri britanik
Keir Starmer u zotua për ndryshime në Britani si kryeministër i saj i ardhshëm, pasi Partia e tij Laburiste arriti fitore gjithëpërfshirëse në zgjedhjet parlamentare të së enjtes, duke i dhënë fund qeverisjes 14 vjeçare të konservatorëve.
Laburistët e qendrës së majtë fituan një shumicë masive në parlamentin me 650 vende me konservatorët e kryeministrit në largim Rishi Sunak që duket të kenë pësuar humbjen më të keqe në historinë e gjatë të partisë, pasi votuesit i ndëshkuan për krizën në koston e jetesës, për dështimin e shërbimeve publike dhe një seri skandalesh.
“Ndryshimi fillon tani”, tha zoti Starmer në fjalimin e fitores mëngjesin e së premtes. “Ne thamë se do t’i japim fund kaosit dhe do ta bëjmë, thamë se do të kthejmë një faqe të re dhe e kemi bërë. Sot, ne fillojmë kapitullin tjetër, fillojmë punën e ndryshimit, misionin e ripërtëritjes kombëtare dhe fillojmë të rindërtojmë vendin tonë”.
Më shumicën e votave të numëruara Laburistët duket se kanë siguruar 410 vende, Konservatorët 117 dhe Liberal Demokratët e qendrës 70 vende.
Rreth 250 ligjvënës konservatorë humbën vendet e tyre në disfatën dërrmuese, duke përfshirë një numër rekord të ministrave dhe ish kryeministren Liz Truss.
Kryeministri Sunak e pranoi humbjen dhe tha se kishte telefonuar zotit Starmer për ta uruar për fitoren e tij.
“Sot pushteti do të ndryshojë duart në një mënyrë paqësore dhe të rregullt, me vullnet të mirë nga të gjitha palët”, tha ai. “Ka shumë për të mësuar dhe reflektuar dhe unë marr përgjegjësinë për humbjen e shumë kandidatëve të mirë punëtorë konservatorë… Më vjen keq”.
Pavarësisht fitores së tij bindëse, anketat kanë lënë të kutohet se ka pak entuziazëm për zotin Starmer ose partinë e tij dhe ai vjen në pushtet në një kohë kur vendi po përballet me një sërë sfidash të frikshme.
“Unë nuk ju premtoj se do të jetë e lehtë”, tha zoti Starmer. “Të ndryshosh një vend nuk është si të lëvizësh një çelës. Është punë e vështirë…”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?