Kosova
Serbia po e humb tregun e Kosovës
Serbia nuk është më në vendet kryesore që dominon për nga importi i mallrave në Kosovë.
Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë me 70 për qind. Ndërsa, ka rritje të importit nga ana e Shqipërisë për rreth 25 për qind.
Në muajin që lamë pas është bërë një vit që kur Kosova ka vendosur masën e sigurisë për ndalimin e mallrave serbe.
Nga atëherë e deri ma tani, vërehet se Serbia ka filluar ta humbë tregun e Kosovës.
Bazuar në të dhënat e Doganës del se ka rënie të dukshme të mallrave të importuara nga Serbia.
Në periudhën janar-maj janë importuar mallra në vlerë prej 42.3 milionë eurosh. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 74.99 milionë euro, transmeton monitor, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në këto të dhëna del se gjatë periudhës 5-mujore janë importuar sasi mallrash nga Serbia 115 mijë e 234 tonë.
Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 183 mijë e 755 tonë mallra “Made in Serbia”.
Sipas të dhënave shteti serb nuk është më në pesë vendet që dominon për nga importi i mallrave. Turqia prin si vendi me importin më të madh, e ndjekur nga Gjermania, Kina, Greqia dhe Shqipëria.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave