Zhvillim

Profesori Schader ndihmon rinovimin e shkollave në Shqipëri

“Shkolla Nëntëvjeçare në komunën e Torovicës (ku ne tashmë e kemi ndërtuar shkollën 4 vjeçare) është në një gjendje të mjerueshme.  Ne dëshirojmë të japim kontributin tonë që kjo shkollë të rinovohet në mënyrë solide ashtu që rreth 100 nxënës dhe fatosa të mund të ndjekin shkollimin në kushte të denja”. Kemi kontakte shumëvjeçare me autoritetet e vendit dhe kontakte të tjera në terren. Punojmë me një arkitekt të dëshmuar dhe po ashtu mundemi të garantojmë se secili kontribut i juaji do të shkojë 100 për qind në vendin e duhur”.

“Ne” në këtë rast janë profesori, albanologu e miku i njohur i shqiptarëve Basil Schader me bashkëshorten Erica Bauhofer Schder.

Kush jemi ne

“Ne,  Erica Bauhofer Schader dhe Basil Schader angazhohemi prej afër 20 vitesh për projekte në Shqipërinë e Veriut, veçanërisht për projekte shkollore në komunën Balldre. Me ndihmën e pakursyer të sponsorëve, kemi ndërtuar dy shkolla dhe kemi  përkrahur ngritjen e infrastrukturës së tri shkollave tjera. Falë raporteve shumëvjeçare me autoritetet, kontakteve personale si dhe njohjes së gjuhës së vendit dhe të rrethanave vendore (marrëveshjet etj.) ne kemi mundësi që të punojmë në një klimë mirëbesimi dhe lojaliteti. Përmes bashkëpunimit me arkitektin dhe inxhinierin Bashkim Curaj i cili ka ndërtuar disa shkolla për shoqatën zvicerane“St.Georgen hilft Albanien” dhe i cili gëzon besimin tonë të plotë, ne jemi të sigurt nga çdo aspekt sa i përket planifikimit, realizimit dhe llogarisë së projekteve tona, siguron çifti Schader donatorët e mundshëm.

Projekti për rinovimin total të shkollës nëntëvjeçare në Torovicë

Torovica është një vendbanim në komunën Balldre dhe ndodhet ndërmjet Lezhës e Shkodrës. E gjithë komuna ka rreth 3600 banorë. Krahas shkollës së vogël katërvjeçare të cilën ne e kemi ndërtuar në vitin 1996, aty është edhe një shkollë nëntëvjeçare në të cilën mësimet i ndjekin rreth 100 nxënës dhe fëmijë parashkollorë. Shkolla është ndërtuar në vitin 1976. Në vitin 2000 ajo ka pasur një rinovim të pjesshëm dhe tash është në gjendje absolutisht katastrofale. Komuna dhe mësuesit na lusin prej vitesh për përkrahje në rinovim. Mjerisht deri më tash na kanë munguar mjetet për një gjë të tillë.

Nga fundi i vitit 2014 ne i morëm dy donacione të mëdha me të cilat patëm mundësi t`i bëjmë ndërhyrjet e domosdoshme në disa nga shkollat “tona”. Nga kjo shumë na kane mbetur edhe rreth 11. 000 franga.

Synimi ynë – mbledhja e 47.000 frangave për meremetimin e shkollës

Meremetimi i shkollës nëntëvjeçare në Torovicë, pa llogaritur murin e oborrit të shkollës, kushto afër 58.000 franga. Në mungesë të 47.000 frangave ne po shpresojmë që përmes 100-days.net të grumbullojmë rreth 10.000 franga ose më shumë në mënyrë që të mund t`i realizojmë së paku punimet e domosdoshme. Krahas kësaj me sigurisht, kërkojmë mjete edhe përmes kanaleve tjera. Fillimi i rinovimit është paraparë për verën e vitit 2015. Nëse deri atëherë e sigurojmë vetëm një pjesë të buxhetit, ne do t`i kryenim punët që kanë më tepër prioritet ndërkohë që d të vazhdoni me grumbullimin e ndihmave. Secili kontribut është i mirëseardhur.
Ne jemi në dispozicion për informacione të tjera në këto adresa: ([email protected] oder [email protected]), thuhet nëe fund të letrës prezantuese të çiftit Schader.