Shqipëria
Shqipëri: Arrestohet drejtuesi i bandës kriminale, dërgonte drogë në Gjermani
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka bërë të ditur se ka arrestuar drejtuesin e një grupi kriminal, i cili dyshohet se ka trafikuar marihuanë nga Shqipëria dhe Spanja në drejtim të Gjermanisë.
Sipas njoftimit të SPAK, në pranga është vënë shtetasi me iniciale I.S. i cili dyshohet të jetë drejtuesi dhe financuesi i kësaj veprimtarie të paligjshme kriminale.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në materialin e referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka regjistruar (kryesisht) procedimin penal me Nr. 150 të vitit 2022, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 28 pika 4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Këto hetime janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane të drejtësisë, strukturat e hetimit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, për interesa të të cilave janë ndërmarrë një sërë veprimesh të rëndësishme hetimore.
Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar se autoritetet gjermane të drejtësisë, e më konkretisht Prokuroria e Braunschweig, ka vijuar me kryerjen e hetimeve ndaj një grupimi në përbërje të të cilit kishte disa shtetas shqiptarë, të cilët, si pjesë e një grupi kriminal, gjatë viteve 2020-2021, kanë importuar në Republikën Federale Gjermane, në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marihuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, është tregëtuar në rajonin Wolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud "Ju informoj se jam zgjedhur këshilltar komunal në grupin e këshilltarëve të Partisë Socialiste", shkruan ai...
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
-
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese
-
Berlin: Shija dhe cilësia e produkteve shqiptare u komentua pozitivisht në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë
-
51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Raportohet një vjedhje e çuditshme në Zvicër Një fermer delesh në kantonin Aargau po kruan kokën pas një krimi shumë të çuditshëm. Michael...
-
Zvicër: çmimi i benzinës, më i ulëti në tri vitet e fundit
-
Muriel qëndroi e lënduar për më shumë se një orë
-
Studimi në Universitetin e Friburgut: Puna është e keqe për shëndetin tuaj
-
Rritet shkalla e papunësisë në Zvicër